Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Kolorado grabit bankën dhe u jep para njerëzve: Gëzuar Krishtlindjet!


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kolorado, ku një burrë dyshohet se vodhi një bankë dhe më pas i hodhi paratë e vjedhura në ajër duke iu bërtitur kalimtarëve ‘Gëzuar Krishtlindjet ’.

Siç shkruan ‘Daily Mail’, David Wayne Oliver, u gjet nga policët ndërsa ishte ulur në një kafene aty pranë Starbucks.

Policia tha që 65-vjeçari kishte kërcënuar me armë dhe u largua nga banka me një shumë të konsiderueshme parash.

Një nga dëshmitarërt, Dion Pascale tha në një intervistë për stacionin televiziv Colorado Springs KKTV se Oliver i hodhi paratë gjithandej.

Pascale tha se kalimtarët që morën një pjesë të parave i kthyen ato në bankë ndërsa Oliver shkoi te Starbucks, u ul dhe u duk sikur po priste që policia ta arrestonte.

Oliver tani po mbahet në burgun e qarkut në El Paso dhe të enjten do të dalë në seancën e parë gjyqësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *