Vendosni fjalën kyçe....

Rrufeja godet skuterin, e pëson gruaja pranë (Video)


Gjatë një përmbytjeje në qytetin rus Kolomna të premten, një qytetare pësoi djegie në këmbët e saj kur rrufeja goditi një skuter elektrik të parkuar aty pranë. Ngjarja është filmuar në video dhe ka bërë xhiron e shpejtë në rrjetet sociale.

Kolomna, e vendosur në rajonin e Moskës në juglindje të kryeqytetit rus, u përball me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm të premten në mbrëmje. Reshjet kanë bërë që disa rrugë të bllokohen me ujë. Një video e postuar në internet tregon disa njerëz që përpiqen të arrijnë në tokë të thatë kur rrufeja goditi.

Gruaja shihet e ulur në ujë, pa mundur të lëvizë vetë. Një i ri e merr atë dhe e çon te shpëtimtarët aty pranë.

Sipas gruas, rrufeja goditi skuterin pranë të cilit po kalonte. Ajo u dërgua në spitalin e rrethit me djegie në këmbë”, tha Ministria rajonale e Situatave të Emergjencave në një njoftim për shtyp.