Vendosni fjalën kyçe....

Pas vizitës në Malin e Zi, kryeministri Rama mbërrin në Beograd


 

Ka mbërritur në Beograd pak çaste më parë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pasditen e sotme Rama ishte në Podgoricë, më herët në Sarajevë. Një ditë më parë, Rama vizitoi Shkupin dhe Prishtinën.

Turneu i Ramës përfundon me vizitën në Serbi, ku do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandçr Vuçiç. Në agjendën e kryeministrit shqiptar është paralajmëruar se bashkë me Vuçiçin, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.