Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk interpretoj qëndrimet me Kurtin, e rëndësishme është që njerëzit të flasin


Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, deklaroi se nuk interpreton qëndrimet e Albin Kurtit pas refuzimit të takimit gjatë vizitës në Prishtinë.

Rama tha se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.

“S’kam ardhur me mision të interpretojë qëndrimin e Albinit, gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Kemi kom ose më saktë jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Ka dhe një keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes ka ardhur si pararendje e masave të BE, në fakt e kundërta. Kam dash takim që ti përcjell disa shqetësime dhe kam dashur që të lehtësoj pozicionin e Kosovës. E kam kërkuar nga Borrell duke i kërkuar që të shtyjë disa ditë nxjerrjen e masave në një përpjekje për të kuptuar situatën dhe palët. S’ka qenë e mundur për ta bërë takimin se Albini ka qenë shumë i zënë, punë të tjera që nuk ka qenë i disponueshëm. Ja kam thënë që ne nuk mundet dot të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe të bëjmë një mbledhje sikur çdo gjë shkon për mrekulli”, tha Rama.