Vendosni fjalën kyçe....

Lubonja: Takimi Rama-Meta është teatër, ka rivalitet mes tyre


Analisti Fatos Lubonja deklaroi sot se kryeministri Rama e presidenti Meta me takimin miqësor sot kanë luajtur teatër me hipokrizi.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja tha se Rama e Meta kanë kohë që e luajnë këtë lloj teatri pasi kanë harruar të jenë njerëz normale por sillen si të tillë vetëm për publikun duke harruar çfarë kanë thënë gjithë këto kohë për njëri- tjetrin.

”Ajo që lë si me thënë një lloj ndjesie është tjetërsimi që i bën njeriut politik, pushteti. Jo se politika nuk duhet ta njohë moralin, parimet, por shpesh herë sidomos në vende si ky i yni, këto të lënë përshtypjen sikur këta njerëz kanë harruar të jenë njerëz. Po të kesh parasysh se çfarë i kanë thënë njëri- tjetrit, nuk flisnin më po të ishin njerëz normalë. Politika të fut në këtë teatër.

Por jo vetëm kjo, por kanë humbur disa ndjesi, si urrejtja. Që urren një njeri, apo neveri, që të lind nga sjelljet e tij, nga mashtrimet, gënjeshtrat. Këto sikur janë zhdukur. Janë në skenë. Edhe kur bërtasin, duket sikur është teatri për publikun, jo se kanë problem me ndërgjegjien e tyre. Ky teatër ka dëmtuar politikën. Në 2013 thoshte që do rikonstruktoj Teatrin, më pas shkon dhe e prish për kulla. Ndërsa këta janë për teatër, kanë kohë që e luajnë. Teatër shqiptar është, banal.” – tha ndër të tjera Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *