Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Me Ramën diskutuan për proceset në agjendën ndërkombëtare


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Prishtinë.

Ajo ka thënë se me Ramën kanë diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

”Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit“, ka shkruar Osmani.

Po ashtu është folur edhe për raportet në mes dy shteteve.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike“, ka thënë ajo.