Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli do blejë 25 avionë të tjerë F-35 në marrëveshjen 3 miliardë dollarëshe


Izraeli ka miratuar blerjen e një skuadroni të tretë të avionëve luftarakë F-35 në një marrëveshje me vlerë 3 miliardë dollarëshe, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes.

25 avionët shtesë të prodhuar nga Lockheed Martin do e çojnë numrin e F-35 në forcat ajrore të Izraelit në 75, tha ministria, duke shtuar se marrëveshja do financohet përmes paketës së ndihmës mbrojtëse që Izraeli merr nga Shtetet e Bashkuara.

Izraeli ishte vendi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara që bleu F-35. Në maj 2018, shefi i forcave ajrore tha se Izraeli ishte i pari që përdori avionin në luftime.

Lockheed Martin dhe prodhuesi i motorëve ‘Pratt & Whitney’ kanë rënë dakord të përfshijnë kompanitë izraelite të mbrojtjes në prodhimin e përbërsve të avionëve, shtoi ministria izraelite.