Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Arbër Paplekajn


Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Arbër Paplekajn, lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021, katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.  

Për dy ish-nëndrejtorët e policisë është kërkuar 2 vite shërbim prove ndërsa për efektivët e pranishëm gjatë përplasjes është kërkuar 8 muaj shërbim prove.

Xhuvani u qëllua për vdekje nga Paplekja, i cili gjatë seancave gjyqësore ka deklaruar se ka reaguar për vetëmbrojtje.

Gjatë përplasjes me armë u plagos efektivja e policisë Xhensila Sota.

Përplasja ka ndodhur në prani të efektivëve të policisë të cilët janë larguar menjëherë duke mos ndërhyrë. Pas vrasjes së Xhuvanit, Paplekaj u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.