Vendosni fjalën kyçe....

Meta: LSI e humbi misionin, ai i Partisë së Lirisë krejt tjetër, në vend ka rënë sistemi demoktratik e rendi kushtetues


Kreu i Partisë së Lirisë Meta pohoi mbrëmjen e sotme se forca politike që drejton ka një mision krejt të ndryshëm nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një intervistë në Vizion plus, Meta tha se LSI-ja e humbi misionin për shkak të vendimeve të saj e ndërsa misioni i saj ishte integrimi në BE, ai i Partisë së Lirisë është tjetër.

Ai theksoi se vendi përballet me rënie të sistemit demokratik, të shtetit ligjor e rendit kushtetues. Sipas Metës përballë kushteve të tilla, pasia prioritet e integrimit evropian është të jesh Don Kishot.

“Partia e Lirisë ka një mision tjetër krejt ndryshe nga LSI, e cila e humbi misionin për shkak të vendimeve të saj. Misioni i LSI integrimi në Bashkimin Europian. Sot ne kemi problemin kryesor që këtu ka rënë i gjithë sistemi demokratik, ka rënë rendi kushtetues, ka rënë shtetit ligjor. Ka rënë cdo gjë tjetër, liri ekonomike, tek administrate publike dhe tek llogaridhënia që ka rënë. Nëse ti do të kesh prioritet integrimin europian kur të ka rënë sistemi do të thotë të jesh Don Kishot.” – tha Meta.