Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Mediu i bashkohet fushatës: Në Shqipëri s’ka zgjedhje të lira, procesi duhet konkretizuar


Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është bashkuar fushatës së ‘Nismës Thurje’, për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar për këtë çështje, Mediu theksoi se në Shqipëri nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira dhe se kjo fushatë për të ndryshuar sistemin zgjedhor duhet të konkretizohet.

“Në Shqipëri nuk kemi zgjedhje të lira. Në këtë situatë që kemi, dy partive të iu është lënë gjithçka në dorë. Pas 2013 nuk kemi pasur mundësi të bëhen reforma. Besoj që në gjithë këtë proces që po diskutojmë sot, e rëndësishme është konkretizimi. Nisma referendare besoj se është e vlefshme dhe duhet patjetër të angazhohemi që të ketë zë më shumë. Ne patjetër që gjykimin tonë do ta ndajmë me qytetarët edhe nëpërmjet referendumit.” – tha ndër të tjera Mediu.

Në konferencën për shtyp morën pjesë edhe kreu i Nismës Thurje Endri Shabani, kreu i LZHk-së Dashamir Shehi dhe kreu i PAA-së Agron Duka.