Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool nënshkruan me sulmuesin holandez që shpërtheu në botërorin e Katarit


Liverpool ka rënë dakord të nënshkruajë me sulmuesin holandez Cody Gakpo nga PSV Eindhoven, i cili bëri një paraqitje mbresëlënëse në botëtorin e Katarit me kombëtaren e Holandës.

23 vjeçari shënoi tre gola duke ndihmuar ‘tulipanët’ që të kualifikohen në çerekfinale. Çmimi për lojtarin pritet nga 40 deri në 50 milionë euro.

PSV-ja tha se Gakpo do udhëtojë në Angli për të përfunduar marrëveshjen, duke shtuar se do ishte një transferim rekord për ta.

Gakpo ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë 12 asiste në 14 ndeshje të kampionatit holandez me PSV-në.

Në Kupën e Botës, ai shënoi në ndeshjet në grup kundër Senegalit, Ekuadorit dhe Katarit.