Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet një pikë kontrolli e policisë në veri të Mitrovicës


Një pikë kontrolli e policisë është sulmuar në veri të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar për median në Kosovë nga zv.drejtori i policisë së Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, zjarri është shkaktuar nga një mjet zjarrvënës i përzier me lëndë djegëse ndërsa nga sulmi nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka ndjekur një makinë ku dyshohet se ka qenë autori i dyshuar i zjarrvënies ndërsa pas kontrollit të saj nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.