Vendosni fjalën kyçe....

“Rama e Ahmetaj pjesë e skemës korruptive të inceneratorit, do kushtojë 400 milionë euro” – Tabaku


Ish-deputetja e PD-së, Tabaku, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se inceneratori i Tiranës është pjesë e një skeme korruptive që do u kushtojë qytetarëve 400 milionë euro.

Në një intervistë për Syri Tv, demokratja tha se kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e inceneratorëve ka marrë milionë euro nga buxheti i shtetit pa bërë asnjë punë.

“Nuk besoj se do të ekzistonte ndonjë kontratë tjetër për të cilën janë paguar 75 milion euro ndërkohë që kompania ka investuar vetëm 10 përqind të tyre. Edhe KLSH e ka gjetur me shkelje këtë kontratë që është në kundërshtim me vullnetin.” – tha Tabaku.

Ajo shtoi se pas skemës korruptive të inceneratorëve fshihet kryeministri Rama e ministri Ahmetaj si dhe njerëzit pranë tyre dhe kjo do u kushtojë shqiptarëve 400 milionë euro.

“Kompania është një kompani guackë në parajsat fiskale. Është një histori ku fshihen njerëz të afërt me kryeministrin Rama dhe ministrin Ahmetaj. Përpara është një histori e pastër zhvatje dhe korrupsioni. Se si shteti ka krijuar një kompani me emër të rremë. Incineratori i Tiranës do të marrë 400 milionë euro nga buxheti i shtetit. Këta kanë krijuar ligje për t’i bërë punë këtij inceneratori.” – shtoi Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *