Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë në spital 79-vjeçari


Një i moshuar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në Lezhë në orët e para të mëngjesit.

79-vjeçari Ndue Lleshi, banues në Mirditë, humbi jetën në Spitalin e Traumës pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhur pranë urës së Prekanit në Lezhë.

I biri të viktimës, Frederik Lleshi ndodhet në spital ku po trajtohet për plagët e marra.

Policia ka arrestuar 19 vjeçarin nga Kurbini Geldis Ndoji, i cili u përplas me mjetin që drejtohej nga Frederik Lleshi.