Familjarët e disa prej të arrestuarve gjatë operacionit masiv policor në Elbasan kanë shkuar para komisariatit duke kërkuar lirimin e tyre.
Ata kanë theksuar se të afërmit e tyre nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetet kriminale.
Familjarët thanë për mediat se gjatë kontrollit në shtëpi policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.
“U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Jetojmë në kohën e kriminelave dhe diktaturës, janë bërë më keq se Putin atje që po vret njerëz.” – tha e ëma e një prej të arrestuarve, shkruan Shqiptarja.
Ndërsa një tjetër prind tha se policia duhet të sqarojë se çfarë ka bërë i biri dhe se ajo nuk ka pasur urdhër për të hyrë në banesë.
“Njëri ishte civil, jam shefi i Krimeve të Rënda më tha ai. Te ne e gjetën tek fukarenjtë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë.” – tha ai.