Vendosni fjalën kyçe....

Zyrtari grek takon Fredi Belerin në qeli: Burgimi i tij i padrejtë dhe në kundërshtim me vendimin e qytetarëve


Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar në qelinë e burgut kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Sipas tij, vendimi për mbajtjen e kryebashkiakut në burg është i padrejtë dhe është në kundërshtim të plotë me vendimin e qytetarëve që e zgjodhën në postin e kryetarit të qytetit të tyre.

Ai ka informuar edhe kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metsola si dhe realtoren e Reportit për rrugën integruese të Shqipërisë në BE, Isabella Santos.

Eurodeputeti, gjatë takimit të tyre, i cili u zhvillua në Bruksel, i ka kërkuar  Metsolës që t’i jepet fund, sipas tyre burgimit të padrejtë.

“I kërkoi që të marrë iniciativën për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë dhe diskriminues ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Tiranë Kefalogiannis u takua edhe me zyrtarë të qeverisë si dhe me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku në fokus ka qenë çështja e Fredi Belerit.