Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi te ‘ligjet’ për raportin vjetor të KQZ: Duhet të merret vendimi për votim elektronik të gjerë në 2025


Kryekomisoneri Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke raportuar te Komisioni për Çështjet Ligjore në Kuvend, deklaroi se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 duhet aplikuar votimi elektronik në sa më shumë qarqe pasi garanton 100% integritetin dhe fshehtësinë e votës.

Celibashi kërkoi që vendimi duhet marrë sa më shpejt, bashkë me financat e nevojshme.

‘Nëse votimi elektronik do duhet të  implementohet në të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë në vitin 2025, ky vendim do duhet të merret tani. Dhe do duhet që të vihen në dispozicion të KQZ, fondet jo më vonë se 1 vit më përpara. Gjithnjë në rang qarku, pra në një njësi zgjedhore.’– tha Celibashi.

Duke folur për problematikat e identifikimit elektronik gjatë procesit zgjedhor të 14 Maji, Celibashi tha se ishin minimale.

266 qendra votimi që patën probleme, s’janë as 1000 as 500 sikurse u deklarua, dhe nga këto 120 qendra votimi su paraqitën operatorët. Pra pjesa problematike ishte në numër shumë të reduktuar.’- u shpreh Celibashi.

Gjatë diskutimeve deputeti socialist, Petro Koçi propozoi ndërhyrje në ligjin për partitë politike, për të mënjanuar fenomenin e partive fiktive, për të cilat Celibashi tha se janë mbi 80 të tilla.

‘Ndoshta një variant mund të jetë ti japim pushtet KQZ që të merret mekëtë çështje, me regjistrimin e partive politike dhe nga krahu tjetër duhen kritere të forta për çregjistrimin e partive politike fiktive.’- tha Koçi.

Gjatë diskutimeve, opozita ngriti shqetësim mbi përdorimi administratës nga qeveria dhe asfaltin elektoral, punësimet elektorale apo platformat “aktivisti” dhe “patronazhisti”.