Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja në kafaz Musk-Zuckerberg mund të bëhet më e pasura në histori – UFC


Një ndeshje e propozuar në kafaz mes miliarderëve të teknologjisë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg do të ishte më fitimprurësja në histori, tha presidenti i ‘Ultimate Fighting Championship’ për TMZ Sports këtë javë.

Dana White tha se transmetimi ‘do thyente të gjitha rekordet e pagesës për sa i përket shikueshmërisë’, duke iu referuar shërbimit standard televiziv të përdorur për të transmetuar ndeshje UFC.

“Kjo do ishte ndeshja më e madhe ndonjëherë në historinë e botës, më e madhe se çdo gjë që është bërë ndonjëherë”, parashikoi White.

Një UFC PPV standard kushton 80 dollarë, por White tha se do paguante 100 dollarë për përballjen Musk-Zuckerberg. Deri më tani, PPV më e madhe në histori ishte një ndeshje boksi midis Floyd Mayweather dhe superyllit të UFC Conor McGregor në vitin 2017, tha White, e cila prodhoi më shumë se 600 milionë dollarë në të ardhura totale.

“Unë thjesht mendoj se ndeshja e mundshme Musk-Zuckerberg do i trefishojë të ardhurat,” tha White, duke nënkuptuar se përballja mund të sjellë mbi 1.8 miliardë dollarë.