Vendosni fjalën kyçe....

Digjen dy makina në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme


Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku dy makina të parkuara pranë njëra-tjetrës në lagjen Nr.4 të qytetin, janë përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Makina me targa  AA 809 OR, pronë e B.Dervishit, është djegur e gjitha ndërsa automjeti tjetër është djegur pjesërisht. Dervishi, dyshon se zjarri është vënë qëllimisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *