Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet në Shkodër gruaja që u shfaq në video me Safet Gjicin


Alma K., gruaja që shfaqet në videon-skandalin me përmbajtje seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut Safet Gjici është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme.

Ajo ka qenë në Shkodër kur është ndaluar ndërsa është shoqëruar në banesë ku do qëndrojë në arrest shtëpie, sipas masës së vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Më herët policia arrestoi ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Ky i fundit u ndalua në një lokal pranë shtëpisë së tij në zonën e njohur si ‘vilat gjermane’ në Tiranë.

Fillimisht Gjici u akuzua për shpërdorim detyre pas vidoes së parë, por pas daljes në media të videos së dytë ai tashmë akuzohet për korrupsion. Pas shfaqjes së video-skandalit, Gjii dha dorëheqjen ndërsa pak më pas ai u shkarkuar nga kryeministri Rama.