Vendosni fjalën kyçe....

Bolsonaro i Brazilit riorganizon kabinetin qeveritar, ndryshon 6 ministra


Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka zëvendësuar gjashtë ministra të kabinetit të tij, duke bërë riorganizimin më të madh që kur ai erdhi në pushtet dy vjet më parë.

Siç shkruan BBC janë zëvendësuar të dy ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Ministri i jashtëm besnik i presidentit, Ernesto Araújo, u tërhoq nga roli pasi u kritikua shumë nga ligjvënësit gjatë fundjavës për dëmtimin e pozitës ndërkombëtare të Brazilit. Ai u akuzua për trajtimin e dobët të marrëdhënieve me Kinën, Indinë dhe SHBA-në, duke bërë që Brazili kishte sasi të pamjaftueshme të vaksinës Covid-19.

Araújo është zëvendësuar nga Carlos Alberto Franco França. Lëvizja më befasues ishte Fernando Azevedo e Silva që u zëvendësua si ministër i mbrojtjes nga Ëalter Souza Braga Netto.

Ndërkohë Gjenerali Luiz Eduardo Ramos është emëruar shefi i ri i shtabit të presidentit dhe komandanti i policisë Anderson Torres është bërë ministër i drejtësisë.

Ekipi i ri është i lidhur me një koalicion të partive të krahut të djathtë që mbështesin Bolsonaron në Kongres.

Disa lajme të mira erdhën nga Ministri i ri i Shëndetësisë Marcelo Queiroga, i cili tha se po bënte presion për të marrë një shpërndarje më të hershme të furnizimeve të vaksinave të Pfizer-BioNTech nga SHBA-ja. Queiroga është personi i katërt që shërben si ministër i Shëndetësisë brenda një viti.

Popullariteti i Bolsonaros ka pësuar rënie në javët e fundit për trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit.

Shërbimi shëndetësor i Brazilit raportohet të jetë në prag të kolapsit ndërsa vendi lufton me një valë të dytë vdekjeprurëse të virusit.

Më shumë se 300 mijë njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil që nga fillimi i pandemisë, me më shumë se 12 milion raste të konfirmuara.

Bolsonaro vazhdimisht ka kundërshtuar masat e karantinës, duke argumentuar se dëmi kolateral i ekonomisë do të ishte më i keq se sa efektet e vetë virusit. Ai u ka thënë brazilianëve që të “ndalojnë së ankuari” për pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *