Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë 75-vjeçari në Delvinë, ishte shpallur i humbur prej tre ditësh


Një 75-vjeçar nga Saranda është gjetur pa shenja jete në Delvinë.

75-vjeçari me iniciale V.I. ishte shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi familjarët kishin denoncuar humbjen e tij që prej 21 qershorit.

Sipas policisë, pas këqyrjes së trupit nuk janë gjetur shenja dhune.

Njoftimi

“Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023. Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.”