Vendosni fjalën kyçe....

Emina Cunmulaj tregon mes lotësh çfarë e shtyu të presë flokët (VIDEO)


Nëse jeni fans i Emina Cunmulajt, padyshim e keni vënë re që ajo ka prerë flokët e saj të bukur dhe të gjatë. Por arsyeja që fshihet pas kësaj është shumë prekëse.

Vetë Cunmulaj ka treguar arsyen se përse i ka prerë flokët aq të shkurtra, në një video të publikuar në rrjetet sociale. Ajo tha se i ka prerë flokët për t’ja dhuruar njerëzve që vuajnë nga kanceri.

 “Pra, ja ku po e them. Unë mendoj ndryshe. Unë nuk mendoj se në jetë, duhet të mendosh gjithë kohës sesi po të shikon bota, apo si mendon ti se do të të shikojë bota. Unë mendoj se ti duhet të jesh ashtu siç do ti ta shikosh veten. Nëse do ta shikosh veten me flokë të shkurtër, bëji flokët e shkurtër. Nëse do ta shikosh veten me flokë të gjatë, mbaji të gjatë.

“5 vite e gjysmë më parë humba mamanë, siç mund ta dini, për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë, mbaj mend se fillova të ndihesha në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, mbaj mend se mamanë time ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Kështu që, vendosa t’i prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi. Dhe pasi linda dy vajza të bukura, flokët e mi u rritën shumë të gjata përsëri. Dhe unë kuptova se nuk kam nevojë t’i kem të gjitha gjërat nëkëtë botë, sepse unë i kam. Jam e bekuar, kam shëndet, i kam të gjitha çfarë vjen pas shëndetit. Por ndonjëherë të kesh gjithçka, nuk është çfarë ndjen. Kështu të prisja flokët, duke ditur se do të shkojnë tek dikush që ka nevojë për to më shumë se unë, që mund t;ju kthej buzëqeshjen, kjo më bën të lumtur. Kështu që preva flokët.,”-tregoi Emina.

Modelja e cila është martuar me miliarderin Sam Nazarian, është marrë shpesh herë me aktivitete bamirësie. Kujtojmë fushatën e saj të fundit në Shqipëri, që në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe” ndihmoi shumë familje të varfra shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *