Vendosni fjalën kyçe....

UEFA vlerëson golin e Asllanit ndaj Ishujve Faroe si më të bukurin në këtë raund për kualifikueset e “Euro2024”


UEFA ka renditur golin e Kristjan Asllanin në vend të parë përsa i përket këij raundi për kualifikueset “Euro2024.”

Goli i mesfushorit kuqezi në sfidën kundër Ishujve Faroe është vlerësuar si goli më i bukur i këtij raundi, ku me një ekzekutim fantastik, Asllani gjeti trekëndëshin duke rikthyer sërish Shqipërinë në avantazh. Në këtë klasifikim special, Asllani lë pas yje si Saka i Anglisë.