Vendosni fjalën kyçe....

Eva Buzo flet nga spitali pas 28 orësh not: Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme


Atletja shqiptare, Eva Buzo ka folur nga spitali pas disa orësh nën mbikëqyrje të stafit mjekësor, pasi  notoi për afro 28 orë brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Nëpërmjet një videoje të postuar nga spitali ku po trajtohet, Buzo thotë se është në gjendje të mirë dhe se po e mbajnë nën mbikqyrje thjesht derisa të qetësohet.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një observim të gjendjes sime shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti!”-thotë Eva

Eva Buzo, e ndali notin pas rreth 28 orësh rrugëtim. 36 vjeçarja australiane me origjinën e të parëve nga Shqipëria, i rezistoi fillimisht këshillave të trajnerëve të saj për t’u tërhequr, por në fund u detyrua të dorëzohej vetëm pak milje nga Karaburuni. Pickimi i një kandili ia rëndoi situatën ndërsa edhe kripa ia kishte vështirësuar më parë të folurën.