Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet fëmija 7 vjeç në plazhin e Durrësit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një fëmijë në moshën 7-vjeçare është mbytur në det.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit “Iliria”, ku fëmija me inicialet E.H është nxjerrë nga deti nga pushuesit dhe është dërguar me urgjencë në spital. Por vogëlushja nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 27.08.209, rreth orës 13:40, ka ardhur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det.

Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fëmija mësohet se ka qenë me pushime në Durrës me familjen e tij nga Kosova. Uji sot ka qenë i qetë dhe nuk ka patur dallgë, por një largim i vëmendjes së prindërve për pak çaste nga fëmija, ka bërë që ajo të mbytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *