Vendosni fjalën kyçe....

7 mjekë të infektuar në vend, si u përhap koronavirusi në spitalin “Shefqet Ndroqi”


Numri i mjekëve të infektuar nga koronavirusi në vend ka shkuar në 7. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 9 rastet e reja të konfirmuara ditën e sotme, katër prej tyre janë 1 mjek e 3 infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Nga 7 mjekët e infermierët e infektuar, 6 prej tyre janë të gjithë nga ky spital dhe vetëm një nga spitali i Durrësit. Zv.ministrja Mira Rakaçolli ka treguar se epidemia te Sanatoriumi në Tiranë, është përhapur nga një pacient i cili ishte vizituar nga një i afërm që kishte qenë në Itali kohët e fundit.

“Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMILOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 
Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE. 
Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar. 
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.”– bëri me dije zv.ministrja Mira Rakaçolli.

Ditën e djeshme ishin konfirmuar dy mjekë të tjerë të infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa disa ditë më parë ishte konfirmuar edhe një mjek në spitalin e Durrësit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *