Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç pranon ftesën e Borrell por thotë se nuk do flasë me Kurtin


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë për RTS se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por që nuk do flasë me Kurtin në asnjë mënyrë.

Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike”, tha Vuçiç.

Borrell njoftoi sot se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.