Vendosni fjalën kyçe....

Meta për aksionin e policisë në kampin e MEK: Mungesë transparence dhe veprim politik


Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp nga selia e partisë, foli në lidhje me operacionin policor në kampin Ashraf në Manzë.

Meta askionin policor e quajti sjellje jo transparente nga qeveria dhe veprim politik.

Duke përdorur si shkak aktivitetin e tyre politik, si prishje të marrëveshjes me qeverinë, Meta e quan si alibi që nuk qëndron, sepse këto aktivitete janë bërë publike në Shqipëri apo edhe vende të tjera ku kanë marrë pesë shumë përfaqësues politik nga mazhoranca dhe opozita, thotë ai.

 

Pretendimeve të regjimi iranian për veprime të supozuara kundër regjimit. Qeveria jonë ka konstatuar se regjimi iranian ka hakeruar sistemin e komunikimit elektronik të qeverisë dhe institucioneve, dhe këto grupe të regjimit kanë ekspozuar të dhëna sensitive e kanë kërcënuar me publikimin e të dhënave të tjera problematike.

Në vlerësimin tim keni të bëjmë me një sjellje jo transparente nga qeveria jonë, veprim politik, kemi dëgjuar se angazhimi i tyre politik në kundërshtim me statusin e tyre është një nga shkaqet që është arritur në një vlerësim se kanë bërë një shkelje të marrëveshjes me qeverinë shqiptare.

Këto aktivitete janë bërë publike në Shqipëri apo edhe vende të tjera ku kanë marrë pesë shumë përfaqësues politik nga mazhoranca dhe opozita.

Kjo është një alibi që nuk qëndron. Ajo që më shqetëson është humbja e jetës së një banori të kampit dhe lëndimi i shumë banorëve të tjerë e policëve që ishin të detyruar të zbatojnë një urdhër.

Aksioni nuk i shërbeu imazhit të vendit. Nuk ka asnjë transparencë të plotë nga ana e qeverisë. Vendimet e gjykatave, e dimë kush i kontrollon gjykatat e prokuroritë. Kemi ndryshim i sjelljes politike, se cila është arsyeja nuk e dimë.

Qeveria jonë është e para që shkel ligjet dhe është protagoniste e dhunës”, tha ai.