Vendosni fjalën kyçe....

“Jo të gjithë janë të kënaqur me emërimin tim të ri” – Kim


Para largimit nga Shqipëria, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka theksuar se Kosova e Serbia kanë rëndë dakord për Asociacionin  e komunave me shumicë serbe në veri të vendit, që është rruga për njohjen e Kosovës.

Ajo shprehur angazhimin e SHBA-së për një Kosovë të pavarur e sovrane.

Teksa komentoi emërimin e saj në postin e rëndësishëm, Kim theksoi se jo të gjithë janë të kënaqur për këtë gjë.

“Sa i përket asociacionit, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për këtë . Ata kanë rënë dakord për rrugën për të ecur përpara dhe për njohjen e Kosovës. Angazhimi ynë është për një Kosovë të pavarur dhe sovrane dhe nëse keni nevojë për prova do t’ju rekomandoja të hidhni sytë disa vite pas. Çështja qëndron cilat janë hapat në mënyrë që të dy palët të lëvizin së bashku. Udhëheqësit duhet të lënë mënjane egon dhe të marrin në konsideratë atë që u thuhet nga miqtë e tyre. Ne pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe përfshin edhe Shqipërinë. Jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam e kënaqur. Jam ndryshuar nga përvoja ime këtu. Nëse kthehem apo jo në Shqipëri, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua. Dua t’u kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor që një media  e pavarur ka në një demokraci. Portalet mediatike mund të jenë biznes, por gazetarët kanë përgjegjësi.” – theksoi Kim.