Vendosni fjalën kyçe....

Blinken kërkesë Kinës: Lironi menjëherë dhe pa kushte gazetarin kanadez


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka kërkuar që biznesmeni kanadez Michael Spavor, i arrestuar në Kinë për spiunazh, të lirohet “menjëherë dhe pa kushte” pasi u dënua me 11 vjet burg të mërkurën.

Në një deklaratë të së mërkurës, Blinken akuzoi Kinën për arrestimin “arbitrar” të Spavor për të “ushtruar ndikim mbi qeveritë e huaja”.

“Njerëzit nuk duhet të përdoren kurrë si çipa negocimi,” tha sekretari i shtetit.

Spavor u dënua me 11 vjet burg nën akuzat e spiunazhit. Në një deklaratë mbi vendimin, gjykata tha se Spavor ishte “duke siguruar në mënyrë të paligjshme sekrete shtetërore”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dënoi më parë arrestimin dhe gjyqin, të cilin ai pretendon se “nuk i plotësonte as standardet minimale të kërkuara nga ligji ndërkombëtar”. Kanadaja po punon për lirimin e Spavor, si dhe Michael Kovrig, një biznesmen tjetër i arrestuar nën akuzat për spiunazh në Kinë.