Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vrarë në pyllin gjerman një shqiptar, dyshimet e para nga autoritetet


Një shqiptar 27 vjeçar është vrarë  në Gjermani. Trupi i pajetë u gjet ditën e dielë, ndërsa prokurori i çështjes tha të mërkurën se kufoma ka plagë me thikë dhe me armë, për shkak të të cilave ka ndërruar jetë.

Sipas gazetës “Bild”, grupi hetimor zhvilloi kontrolle të imtësishme në pyllin e qytetit Dölauer Heide për të gjetur gjurmë që mund të zbardhnin e vrasjes të të riut shqiptar.

Trupi, i cili kishte plagë thike dhe arme, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi, ndërsa identifikimi i tij u bë përmes ADN-së.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *