Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshenten e zë gjumi në timon, shuhet familja me 4 anëtarë në SHBA


Një adoleshente nga Idaho, SHBA, të cilën e zuri gjumi në timon, e bëri shkaktare të një aksidenti tragjik që i kushtoi jetën asaj, babait, vëllait e motrës së vogël., sipas policisë.

Babai i divorcuar Calvin Miller, 36 vjeç, po merrte tre fëmijët e tij – Dakota, 17, Jack, 10 dhe Delilah, 8 – për të parë gjyshin e tyre, kur automjeti i tyre ra 30 metra në lumin Salmon në veri të qytetit Riggins.

Policia konfirmoi të mërkurën se aksidenti tragjik ishte shkaktuar nga Dakota që ra në gjumë teksa ishte në timon për shkak të lodhjes nga udhëtimi i gjatë prej rreth 440 kilometrash.

“Dakota doli nga autostrada, duke goditur një grumbull të madh gurësh, duke e dërguar automjetin në ajër”, thuhet në raportin e incidentit.

Automjeti goditi një grumbull tjetër të madh gurësh, duke e kthyer automjetin përmbys dhe duke e rrëzuar me kokë poshtë në lumin Salmon.

Automjeti i tyre u zbulua pjesërisht i zhytur në ujë nga një peshkatar lokal, me policinë që besonte se familja mund të ishte mbytur.