Vendosni fjalën kyçe....

Kurti takon presidentin kroat: Faktori ndërkombëtar të dënojë sjelljet e Serbisë


Kryeministri i Kosovës Kurti i ka kërkuar faktorit ndërkombëtar të dënojë sjelljet e Serbisë.

Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me presidentin kroat Zoran Miloviç.

Zyra e kryeministrit thekson se gjatë takimit është nënvizuar se Beogradi ka shkelur sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.  

“Kryeministri Kurti tha se Serbia ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kur nga brendia e territorit të Kosovës ka rrëmbyer tre policë të Kosovës.Një sjellje e tillë e Serbisë, që për më tepër vjen në momentin kur depërshkallëzimi i situatës në veri të vendit është synim i përbashkët, duhet të dënohet nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe të bëhet thirrje nga të gjithë që tre policët që po mbahen padrejtësisht në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.” – thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

SHBA-ja e BE-ja kërkuan lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer nga forcat special serbe ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë i kanë bërë thirrje Kurtit që të marrë parasysh sugjerimet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, duke paralajmëruar për pasoja.