Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sistemi politik totalisht i kalbur, të hapim listat, vetting në politikë e kufizim mandatesh


Ish-kreu i PD-së Basha është takuar me demokratë të Degës 15 në Tiranë.

Ai shkruan se demokratëve u ka rënë barra epërgjegjësisë për ngritjen e një alternative për të nxjerrë vendin nga gjendja ku ndodhet.

Basha thekson se rrënimi moral i pushtetit të korruptuar është tregues se sistemi politik është totalisht i kalbur.

Ai bëri thirrje për hapjen e listave, vetting në politike, votën e emigrantëve e kufizimin e mandateve.

“Një bashkëbisedim si përherë miqësor dhe i hapur me demokratet dhe demokratët e Degës 15 në Tiranë. Na takon ne demokratëve të marrim përsipër barrën e përgjegjësisë për ngritjen e një alternative reformuese që garanton daljen e vendit nga kjo lëngatë dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi me çdo aktor dhe faktor të shoqërisë që pajtohet me nevojën urgjente për ndryshim. Rrënimi moral i një pushteti të korruptuar tregon se ky sistem politik është totalisht i kalbur, nuk mund të qëndroj më në këmbë. Kthimi i pushtetit te njerëzit, përmes ndryshimeve kushtetuese që garantojnë konkurrencën, garën, integritetin e politikanëve dhe funksionarëve publik, është domosdoshmëri për pastrimin e kësaj politike dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Së bashku me demokratët dhe shqiptarët duhet të bejmë gjithçka për: hapjen e listave, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve dhe kufizimin e mandateve. Partia Demokratike ka lindur si shpresë e shqiptarëve në ditët me të vështira të saj, edhe sot kjo forcë do të ringrihet e do të shndërrohet në shpresën e ndryshimit për Shqipërinë!” – shkruan Basha.