Vendosni fjalën kyçe....

U përmend si atentator i Kurtit, Prekë Kodra: E mora vesh nga lajmet, më ndaluan në kufi por nuk më thanë asgjë


I dyshuari për përgatitjen e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, Prekë Kodra në emisionin ‘Pressing’ në T7 deklaron se e gjithë kjo situatë është duke ia vështirësuar jetën atij dhe familjes së tij.

Çka me shpjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikuar për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njoh dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzuar, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, tha ai.

Mw tej ai tregoi për momentin se si e mori vesh për lakimin e emrit të tij si i dyshuar për përgatitjen e atentatit ndaj Kurtit.

Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkodër në kafe dhe më telefonon dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i parë lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinuar kurrë në jetën teme”.

Kodra po ashtu tregoi edhe për momentin kur ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kufi, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, rreth një viti më parë.

Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shkuar në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentet, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk mëtregojshin pse jam ndal. Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i krimeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptoja mirë se për çka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastëraa”, tha ai.

Ai foli edhe për fotografinë e publikuar ku shihet me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj.

Kodra thotë se ndihet keq për shkak që është përmendur edhe emri i tij lidhur me rastin, por megjithatë thotë se e ka parë Selmanaj vetëm në atë darkë dhe asnjëherë tjetër.

Më vjen shumë keq për atë person se është figurë e keni marrë nëpër gojë, tu e lidh me mu. Çdo gjë është kot këtu. Kam qenë në Kosovë me gjithë një nip temin dhe me një person, mik të nipit tem që nusja e tij shkon në Zvicër. Kemi shkuar në Kosovë, jena ftuar për një darkë dhe e kemi gjetur atë person aty, deri vonë fare nuk e kom ditë që ka qenë deputet. Kemi ngrënë dhe kemi pi, kemi ndenjur 2 apo 3 orë. Unë në jetën time nuk e kam parë asnjëherë vetëm atë ditë. As emrin nuk ia di. Tani ia kam mësuar emrin. Ai është burrë i nderuar dhe zotëri. Nuk është se kom ndenjur shumë me to që me ia mbajt emrin në mend”, tha ai.