Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan dhe plagosën 22-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar procedohen dy bashkëpunëtorët


Policia pretendon të ketë zbardhur ngjarjen e ndodhur më 8 qershor në Lezhë ku u plagos me armë zjarri një 22-vjeçar.

Në pranga është vënë Xhuliano Frroku 26-vjeç si autor i dyshuar i plagosjes dhe u proceduan 2 shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në dhunimin e 22-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pasi kanë identifikuar menjëherë pas ngjarjes, 3 shtetasit e përfshirë në një konflikt të çastit, me armë zjarri, të ndodhur në Lezhë, mbrëmjen e datës 08.05.2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, mbështetur nga inteligjenca policore, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Xhuljano Frrok 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 08.05.2023, jashtë ambienteve të një bilardoje në Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit L. F., 29 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, në bashkëpunim me të arrestuarin Xh. F., kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.