Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Bulqizë, plagosen tre persona


Një makinë ka dalë nga rruga në Bulqizë duke shkaktuar plagosjen e tre personave që ndodheshin në të.

Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë.

Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.