Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Një plan shumë i rëndë masash shtrënguese mund të vijë për Kosovën


Në konferencën për shtyp Kryeministri Edi Rama tha se ka frikë për një plan masash shtrënguese shumë të rënda nga euro-atlantikët për Kosovën.

“Në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që duhet të vërë në lëvizje planin e sanksioneve në shtetin që e ka krijuar vetë, për fat të keq më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhej normalisht dhe veç të diktojmë edhe për këtë. Por kjo nuk është e mundur pasi nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh me realitetin e Kosovës sot. Unë shpresoj shumë që të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur jemi në prag të vënies në lëvizje të planit se nuk ma zë as goja të flas për sanksione por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga atë, që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje”- tha Rama.