Vendosni fjalën kyçe....

20 minuta pas nisjes së provimit, teza e Matematikës del në rrjet


20 minuta pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës, është publikuar në rrjet njëri prej varianteve të tezës, shkruan Shqiptarja.

E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atij të letërsisë.

Rreth 30 mijë maturantë do i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore në matematikë.

Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta.