Vendosni fjalën kyçe....

Propozimi i Ramës për Asociacionin, përgjigjet Kurti: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë


Qeveria e Kosovës i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili dy ditë më parë njoftoi se i kishte dërguar një propozim presidentit francez Macron e kancelarit gjerman Scholz për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të qeverisë Përparim Kryeziu, drafti i propozuar nga ekipi menaxhues që drejtohet nga deputetja  e presidentit serb Vuçiç, synimi është themelimi i një Republike Serbe në Kosovës.

Në reagim theksohet se nga kryeministri Rama pritet mbështetje e jo ndërmjetësues, sepse të tillë ka shumë.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republikë Serbe në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për “Botën Serbe. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë.” – tha Kryeziu.