Vendosni fjalën kyçe....

Noka bllokon foltoren e Kuvendit, i fiket mikrofoni: Turp, jep të drejtën e fjalës këtu


Deputeti Flamur Noka për pak minuta ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Ndërsa i kanë fikur mikrofonin, Noka sërish ka vazhduar të flasë, duke akuzuar Ermonela Felajn se po i heq të drejtën e fjalës.

Flamur Noka: Harroje, jep fjalën këtu. Atë bëj. Po ka turp më të madh, del dhe na flet ky. Ky duhet të ishte në burg. (Shprehet Noka drejtuar Ulsi Manjës)

Ermonela Felaj: Me zhurma dhe me bllokim foltoresh, nuk është problem fare kjo punë. Duke menduar se të bësh të fortin mund  t’i imponohesh rregullores, s’mund ta bëjë askush.