Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk dhe Jensen Huang midis CEO-ve që i bashkohen Trump në udhëtimin në Kinë


Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë me vete një grup drejtuesish të kompanive më të mëdha të biznesit dhe teknologjisë në vizitën e tij këtë javë në Kinë.

Mes atyre që po e shoqërojnë presidentin në udhëtimin zyrtar në Pekin janë Jensen Huang i Nvidia, Tim Cook i Apple, Elon Musk i Tesla dhe SpaceX, Larry Fink i BlackRock, si edhe drejtues të tjerë nga Meta, Visa, JP Morgan, Boeing, Cargill dhe kompani të tjera.

Më shumë se një duzinë drejtuesish amerikanë do t’i bashkohen Trump në këtë vizitë, konfirmoi për BBC një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i njohur me planet.

Vizita konsiderohet e rëndësishme për SHBA-në, pasi Trump do të takohet me presidentin Xi Jinping në një moment kur tensionet ekonomike dhe teknologjike mes dy vendeve janë në rritje.

Përfshirja në momentet e fundit e Jensen Huang në delegacion konsiderohet domethënëse, pasi çipat e avancuar të inteligjencës artificiale (AI) të Nvidia janë në qendër të rivalitetit mes SHBA-së dhe Kinës.

Huang është gjithashtu pjesë e Këshillit të Këshilltarëve të Trump për Shkencën dhe Teknologjinë, së bashku me liderë të tjerë biznesi, përfshirë Mark Zuckerberg të Meta dhe Larry Ellison të Oracle.

Përveç Huang, Musk, Cook dhe Fink, pjesë e delegacionit zyrtar amerikan në Kinë janë edhe:

Dina Powell McCormick, presidente dhe zv/presidente e Meta

Kelly Ortberg, presidente dhe drejtuese ekzekutive e Boeing

Ryan McInerney, drejtor ekzekutiv i Visa

Stephen Schwarzman, drejtor ekzekutiv i Blackstone

Brian Sikes, drejtor ekzekutiv dhe kryetar i Cargill

Jane Fraser, drejtuese ekzekutive e Citi

Jim Anderson, drejtor ekzekutiv i Coherent

Henry Lawrence Culp, drejtor ekzekutiv i GE Aerospace

David Solomon, drejtor ekzekutiv i Goldman Sachs

Jacob Thaysen, drejtor ekzekutiv i Illumina

Michael Miebach, president i Mastercard.