Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina ‘e përgatitur mirë’ për kundërsulmin – Gjenerali i lartë amerikan


Ukraina është ‘shumë mirë e përgatitur’ për kundërsulmin e saj të shumëpritur kundër forcave ruse, tha për CNN shefi i Shtabit të ushtrisë amerikane Mark Milley.

Megjithatë, forcat ukrainase pësuan humbje të mëdha në një sulm të shumëfishtë më herët gjatë ditës dhe Milley paralajmëroi se është ‘shumë herët për të thënë’ nëse ofensiva do i arrijë qëllimet e saj.

Duke përmendur ‘stërvitjen, municionet, këshillat, inteligjencën, etj’ të ofruara për Kievin nga mbështetësit e saj perëndimorë, Milley pohoi se Ukraina është ‘shumë mirë e përgatitur’ për të rimarrë territorin nga forcat ruse.

Zyrtarët ukrainas kanë premtuar për muaj të tërë se do nisin një kundërofensivë, e cila fillimisht ishte caktuar të zhvillohej në pranverë.

Presidenti ukrainas Zelensky pretendoi në disa raste se ushtria e tij ishte gati për shtytjen e parashikuar, por u tërhoq nga këto deklarata duke thënë se atij i duhej më shumë kohë dhe armë perëndimore, për t’u përgatitur për operacionin.