Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç takon Lajçak dhe Escobar: Koha që Kosova të themelojë Asociacionin


Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, ka pritur në takim emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiç tha se “është koha që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë.

“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram.

Më tutje, Vuçiç ka deklaruar se ”Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset”.

Por Kosova beson se bandat kriminale të Vuçiçit në Veri kanë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it.