Vendosni fjalën kyçe....

Benzema firmos për Al-Ittihad në Arabi Saudite


Karim Benzema ka kompletuar transferimin te Al-Ittihad.

Klubi nga Arabia Saudite ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin francez.

Benzema me kampionët e këtij vendi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.

35-vjeçari do të fitojë pothuajse 200 milionë euro për sezon te Al-Ittihad.

Benzema ishte pjesë e Real Madridit në 14 sezonet e fundit. Ai me këtë klub ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Para se të kalonte te “Los Blancos”, Benzema ishte pjesë e Lyonit.