Vendosni fjalën kyçe....

Turistja polake rrëzohet në trotuar te Mali i Robit, humb jetën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, ku shtetasja polake me iniciale L. M., 83 vjeçe është rrëzuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.