Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me armë mes dy biznesmenëve në Tiranë, plagoset njëri prej tyre dhe kalimtari


Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në Tiranë.

Vetëm pak minuta më parë është plagosur më armë një person te ish-parku i autobusëve. Ai është identifikuar si biznesmeni Sino Llanaj. 

Ende nuk kemi të dhëna zyrtare nga policia, por paraprakisht thuhet se ka pasur një konflikt mes dy pronarëve për një pallat. I plagosur ka mbetur gjithashtu roja i pallatit, si dhe një kalimtar i rastit.

“Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, njofton Policia e Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *