Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja do i vendosë të tjera sanksione Rusisë


SHBA do zbulojë një raund të ri sanksionesh të lidhura me Rusinë të mërkurën, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Kufizimet e fundit të Uashingtonit do synojnë dronët e supozuar të prodhuar nga Irani që janë përdorur me efekt shkatërrues në Ukrainë, pohoi Blinken.

Duke folur me gazetarët në Suedi të martën, Blinken tha se sanksionet e reja do të vendosin “kontrolle të eksportit mbi teknologjinë që gjendet në dronët iranianë të përdorur për të shënjestruar civilët ukrainas dhe infrastrukturën civile”.

Paketa e sanksioneve do përfshijë masa shtesë “për të kundërshtuar dezinformimin rus, dhe për të mbrojtur mbrojtësit e të drejtave të njeriut në internet”, vazhdoi Blinken, pa elaboruar më tej.

Me “dronët iranianë”, Blinken ka të ngjarë t’i referohej dronëve kamikaze “Shahed”, për të cilët Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë pretendojnë se janë përdorur në sulmet ajrore të Rusisë.

Moska dhe Teherani i mohojnë këto pretendime, me Kremlinin që thotë se përdor vetëm një variant të prodhuar nga Rusia të Shahed në fushatën e tij ushtarake.