Vendosni fjalën kyçe....

Në moshën 83-vjeçare, Al Pacino në pritje të një fëmije me 29-vjeçaren Noor Alfallah


Al Pacino, tashmë 83 vjeç dhe 29-vjeçarja Noor Alfallah janë në pritje të një fëmije, konfirmoi përfaqësuesi i aktorit të mërkurën.

Publicisti i Pacino-s, Stan Rosenfield, verifikoi lajmin e publikuar fillimisht nga TMZ, por tha se nuk do kishte asnjë deklaratë për momentin. Foshnja do ishte fëmija i katërt i Pacinos. Ai ka një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me Jan Tarrant dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me aktoren Beverly D’Angelo.

Thuhet se Pacino dhe Alfallah filluan të takoheshin vitin e kaluar. Faqja e saj në IMDB vë në dukje se ajo është producente në dy filma aktualisht në postproduksion, duke përfshirë ‘Billy Knight’ me aktor Al Pacinon.

Lajmet për fëmijën e Pacino-s pasojnë ato lidhur me mikun e tij të vjetër, aktorin Robert De Niro. Një përfaqësues i aktorit 79-vjeçar konfirmoi në fillim të këtij muaji se De Niro ishte bërë baba për herë të shtatë, por disa hollësi të tjera, përfshirë identitetin e nënës, nuk u publikuan.